“Armiq shekullorë”, mediat kroate shkruajnë për bashkëpunimin Shqipëri – Serbi në Euron U-21

Federata Shqiptare e Futbollit është duke bashkëpunuar me Serbinë për organzimin e përbashkët për Euron U-21 gjatë vitit 2027.

Ky lajm i ka tronditur të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm.

Reagime pati edhe nga mediat kroate, të cilat nuk e besojnë një gjë të tillë.

Gazeta e njohur në Kroaci, Index.hr për këtë bashkëpunim shkruan:

“Serbia dhe Shqipëria, armiq shekullorë, por organizojnë bashkërisht Euron U-21. Duket e pabesueshme, gjithmonë e kanë urryer njëra-tjetrën, por do organizojnë një kompeticion të madh futbolli”, shkruhet në mediat kroate

Kujtojmë që shumë reagime është duke pasur edhe nga tifozët shqiptarë në të gjithë trojet tona. Dhe sigurisht një protest e madhe për parandalimin e këtij bashkëpunimi pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Kategoritë
Sport