Arrestimi i Damkës, reagon KDTP: Na ka shkaktuar pikëllim, jemi provokuar nga qarqe të caktuar

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ka reaguar pas lajmit se kryetari i saj, Fikrim Damka është arrestuar nga policia për një rast të sulmit dhe kanosjes.

KDTP kanë deklaruar se ky lajm i ka sjellë “pikëllim dhe zhgënjim të madh”.

“Fatkeqësisht, mbrëmja e djeshme, paraburgimi i Presidentit tonë të Përgjithshëm dhe ministrit të turqve të Kosovës, z. Fikrim Damka, na ka shkaktuar pikëllim dhe zhgënjim të madh”, thuhet në reagim.

Sipas kësaj partie, ky veprim është një provokim nga qarqe të caktuara.

“Ne deklarojmë se do të qëndrojmë me vendosmëri kundër këtij veprimi, i cili mendojmë se është një provokim nga qarqe të caktuara që synojnë të lënë në hije zgjedhjet.

Si Parti Demokratike Turke e Kosovës, ne qëndrojmë pranë Kryetarit tonë të Përgjithshëm dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka me mbështetjen e popullit tonë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat, ligjin dhe unitetin e turqve të Kosovës”, njoftohet më tutje.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi