Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me debate për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Në nisje të fjalës së tij kreu i PD Sali Berisha, kërkoi që kryeministri Edi Rama të jap dorëheqjen.
“Unë jam këtu për tu zotuar në mënyrë soleme, desorifikimin e Shqipërisë është përparësi absolute kjo farë e keqe që mbodhi Soros. Ky kreu i krimit në Shqipëri, a nuk ishte ai që me kukullën e Sorosit dhe me gënjeshtarin kryesor Antoni Bliken bënë puçin kundër opozitës shqiptare. Ku jeni ju që me praktikat e Soros rikthyet burgosjen politike dhe persekutimet politike. Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e morët e torturuiat dhe e goditët si bandat, dora e secilit prej jush është në atë goditje. Iku nga Shkodra, ku është Edi Rama. Njeriu që rrihte gjoksin se zvarriste ish- presidentin në rrugë. I them Ramës nuk fshihesh dot pas fustanit të Ajola Xoxës, as Erion Veliaj. Erion Veliaj ishte një vasal i shpifur i Aleksis dhe Xhorxh Soros, por shtyll kryesore e tyre në Shqipëri ishte Edi Rama. Edi Rama të vijë këtu të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëhjeqjn që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve”, tha ai.
Përgjigjen ia dha deputeti socialist, Petro Koçi.
“Republika kërkon drejtësi. Nuk gëzohemi kur një koleg i yni përfundon në dyert e drejtësisë. Republika kërkon drejtësi. Nuk gëzohemi kur një koleg i yni përfundon në dyert e drejtësisë”, deklaroi Koçi.