Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në aeroportin e Prishtinës, kishin dokumente false

Policia e Kosovës ka njoftuar se një  burrë dhe një grua nga Shqipëria janë arrestuar pasi të njëjtit te kontrolla e dokumenteve në aeroport kanë prezantuar pasaporta të një shteti tjetër, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti  te kontrolla e dokumenteve në shkuarje ka prezantuar  pasaportë të një shteti shteti tjetër,  e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta te kontrolla e dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportë të një shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kategoritë
LajmeVendi