Arrestohen shqiptari dhe moldavja në Greqi, kishin krijuar shtëpi publike në mes të Athinës

Arrestohen shqiptari dhe moldavja në Greqi, kishin krijuar shtëpi publike në mes të Athinës

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçare moldave, pasi akuzohen se kishin ndërtuar një shtëpi publike dhe shfrytëzonin disa gra si prostituta, duke i detyruar që të “prisnin” 50 klientë në ditë.

Sipas mediave greke, policia ka mësyrë në shtëpinë publike mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjetën brenda saj 2 gra, viktima të shfrytëzimit të këtij grupi.

Sipas hetimeve të policisë, kjo shtëpi publike kishte nisur aktivitetin e saj të paktën që nga viti 2019 kur vajzat e reja erdhën në Greqi me qëllim për një jetë më të mirë.

Në pranga kanë rënë 9 anëtarë të grupit kriminal, ndërsa janë shoqëruar edhe 7 gra, 2 prej të cilave mbaheshin me zor. Të gjitha gratë janë marrë në mbrojtje dhe u është dhënë dhe trajtim psikologjik

Kategoritë
LajmeRajoni
Reklamë: ABE Kosova