Arrestohen tre të dyshuar për tri vepra penale në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Pejë për veprat penale ‘kanosje’, ‘sulm’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’.

Policia dje rreth orёs 13:00, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Qamёria” nё Pejё ka ndodhur njё incident.

“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, nga vendngjarja ёshtё bёrё shikimi i video kamerave, aty shihet i dyshuari i parё, i cili e kanos viktimën me njё thikё, dhe pastaj e sulmon tё dyshuarin e dytё, tё cilin e grushton, pastaj pason njё rrahje nё tё cilёn pёrfshihet edhe i dyshuari i tretё”, thuhet në komunikatën e PK’së.

Policia nё vendngjarje arreston tё dyshuarin 2 dhe 3, dhe shoqëron viktimën e këtij rasti, ndërsa i dyshuari i parё ka ikur nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari i dytё pёr shkak tё lëndimeve ka pranuar tretman mjekёsor.

Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot rreth orës 12:00, është arritur tё arrestohet i dyshuari i parё.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Kategoritë
LajmeVendi