Arrestohet e dyshuara që shkaktoi zjarr në Fushë Kosovë duke hedhur fishekzjarre

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër kosovare, e cila raportohet se pa dashje ka hedhur fishekzjarrë në ballkonin e një objekti banesor në Fushë Kosovë duke shkaktuar edhe zjarr.

Njësitet relevante policore si dhe zjarrfikësit  kanë dal në vendin e ngjarjes të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Kategoritë
LajmeVendi