Arrestohet i dyshuari që mashtroi qytetarët për viza duke përfituar mbi 40 mijë euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i cili dyshohet për mashtrimin e disa qytetarëve duke u marrë para për termin të vizave, e që dyshohet se përfitoi mbi 40 mijë euro prej tyre.

Sipas njoftimit, policia gjatë zhvillimit të hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale A.B., pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2022, kishte mashtruar 12 persona duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktojë terminë për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.

Kategoritë
LajmeVendi