Arrestohet i dyshuari tretë që kërkohej për disa vjedhje të rënda, në kërkim edhe një person

Sot nga zyrtarët policor të stacionit Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte në kërkim për disa vjedhje të rënda.

Rastet sipas policisë kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete, ku dyshohet se është përfshirë  një grup prej katër persoave të dyshuar.

Personi i dyshuar: F.C. mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është i arrestuari i tretë për këto raste, ndërkohë që policia është në kërkim të personit të katërt A.M, mashkull, i cili dyshohet të jetë pjesë e këtij grupi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i arrestuar pas intervistimit nga hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.

Kategoritë
LajmeVendi