Arrestohet me drogë në Turqi, efektivi shqiptar përjashtohet nga Policia e Shtetit

Punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Florenc Bicerri është arrestuar në Turqi.

Ai u vu në pranga së bashku me dy shqiptarë të tjerë, pasi trafikonin lëndë narkotike.

Policia e Shtetit, përmes një reagimi, bëri me dije se Bicerri ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.

Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.

Grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Kategoritë
LajmeRajoni