Një 26-vjeçar shqiptar i quajtur Jorgen Bami, ka rënë në prangat e policisë Britanike, pasi akuzohet se drejtonte një fabrikë ku ishte mbjellë kanabis.
Bëhet me dije se Bami i pasi pa policinë u fsheh në ferra jashtë një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchwood.
I pandehuri në fillim është shprehur se ishte viktimë dhe se e kishin kërcënuar që të qëndronte në shtëpinë e “barit” dhe se e kishin kërcënuar me vrasjen e familjarëve që kishte në Shqipëri.
Më vonë provat e celularit rezultoi se Bami quhej “Boss” dhe jepte udhëzime kriminale për të tjerët që bënin këtë pune, raportojnë mediet e huaja.