Arrestohet në Shtutgart Mirnesa Beshliç, e cila vodhi një milion euro

Mirnesa S., e dyshuar për grabitjen e më shumë se një milion eurove në Gjermani, është arrestuar në aeroportin e Shtutgartit.

Gazeta gjermane Bild raporton se unaza shtrëngohej çdo ditë e më shumë dhe përfundimisht rezultoi në arrestimin e një shtetaseje 42-vjeçare të BeH, emri i plotë i së cilës është Mirnesa Beshlić nga Busovača.
Sipas informacioneve të para, ajo u arrestua sot në aeroport dhe dukej dukshëm ndryshe nga fotot që postonte në rrjetet sociale.

Në tetor ajo vodhi një milion euro teksa punonte për një kompani që ndër të tjera kryente operacione transporti parash në Shtutgart. Ajo i futi paratë në një qese të zezë dhe u zhduk.

Policia ka ofruar një shpërblim prej 37 mijë e 500 euro për informacion mbi vendndodhjen e gruas që ka vjedhur një shumë të madhe parash. Për momentin nuk dihet se si policia e ka lokalizuar Mirnesën dhe nëse në këtë i ka ndihmuar ndonjë nga qytetarët apo personat e afërt të grabitësit.

Kategoritë
BotaLajme