Arrestohet një 36-vjeçar, tentoi t’i kalonte nga Shqipëria 223 mijë euro të padeklaruara

Policia e Shqipërisë e ka arrestuar një 36-vjeçari, rezident në Itali, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 223 mijë euro të padeklaruara përmes portit të Durrësit.

Gjatë operacionit u arrestua i riu shqiptar me iniciale M. D., pasi në çantën e shpinës iu gjetën 223.200 euro të padeklaruara.

Ndërkohë shuma e parave është sekuestruar dhe 223 200 euro dyshohet se janë produkt i veprimtarive kriminale.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”.

Sekuestrohen 223 200 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Arrestohet 36-vjeçari, rezident në Itali, që tentoi t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.

Kategoritë
LajmeVendi