Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për veprat ‘zjarrvënie’ dhe ‘kanosje’

Sot, hetuesit e stacionit policor të Fushë-Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie dhe dy kanosje.

Personi arrestuar me inicialet I.T., me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.“Sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie dhe dy kanosje të raportuara në Fushë Kosovë. Personi arrestuar : I.T, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale,  me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi