Arrestohet zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, dyshime për korrupsion

Njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian, ligjbërësja greke Eva Kaili, është arrestuar lidhur me disa hetime për korrupsion në Belgjikë. Ajo u mor në pyetje të premten në mbrëmje, sipas agjencisë AFP dhe mediumit belg Le Soir, që cituan zyrën e Prokurorisë belge.

Lajmi vjen pasi partia e saj në Greqi, Lëvizja Panhelenike Socialiste (PASOK), bëri të ditur të premten në mbrëmje se Kaili ishte përjashtuar nga partia shkaku i hetimeve të prokurorisë belge ndaj disa personave mbi dyshime për korrupsion në Parlamentin Evropian.
Të premten, 16 kërkime u zhvilluan nga policia në Bruksel lidhur me këtë rast dhe pesë persona u arrestuan, sipas Zyrës së Prokurorisë Publike të Brukselit.

Kategoritë
BotaLajme