Mediat britanike kanë shkruar se tre persona të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, kanë dalë para gjykatës britanike për t’iu caktuar masa e sigurisë.
Daily Mail raporton se Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, Thomas Mathin dhe Steven Hunt, të dy shtetas britanik, kanë dalë para gjykatës si pjesë e komplotit për vrasjen e biznesmenit në lokalin e tij, Coral.
Në shkriim është pasqyruar gjithashtu gjakmarrja 26-vjeçare e Nuklajt me familjen Lekstakaj. Policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje për mbi 80,000 £ mes dy familjeve.
Hunt, Haxhia dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia mëngjesin e djeshëm. Ata u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit.