Arrin në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it

Ka arritur në Kosovës, komandanti i ri i KFOR-it, major gjenerali Enrico Barduani.

Berduani do ta marrë detyrën zyrtarisht më 11 tetor, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai do të jetë ushtaraku i 14-të italian që do të udhëheqë misionin e NATO’s në Kosovë.

omandanti i ri i KFOR-it, u prit nga ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu.

“Ambasadori De Riu sot e mirëpriti ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR’it, major gjeneral Enrico Barduani, i cili zyrtarisht merr drejtimin më 11 tetor. Kjo shënon herën e 14-të të udhëheqjes së misionit të NATO-s, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”, ka njoftuar ambasada italiane.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi