Arsenal vazhdon kontratën me Martinelli-n deri në vitin 2027

Klubi londinez në deklaratën e saj njoftoi se me talentin e ri kanë lidhur një kontratë të re

Arsenali ka vazhduar kontratën me brazilianin 21-vjeçar Gabriel Martinelli deri në vitin 2027,

Në njoftimin e klubit londinez, thuhet se me futbollistin e ri është lidhur një kontratë e re.

“Jemi të kënaqur që Gabi ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë”, tha në një deklaratë menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Martinelli në 19 ndeshje të Premier Ligës për Arsenalin gjatë këtij sezoni shënoi shtatë gola.

Në vitin 2019, Martinelli u transferua nga klubi brazilian Ituano te Arsenali.

Ai pati gjashtë paraqitje me fanellën e kombëtares braziliane.

Kategoritë
LajmeSport