Arsenali e bën prioritet transferimin e Florian Wirtz, Leverkuseni ka pretendime të mëdha për gjermanin

Florian Wirtz është një nga talentët më të mëdhenj në botë dhe jo rastësisht kërkohet nga top klubet evropiane.

Ylli gjerman u kërkua edhe gjatë verës, por kampionët në fuqi të Bundesligës, Bayer Leverkusen ia mbyllën dyert largimit të tij.

Arsenali është ndër skuadrat kryesore evropiane që luftojnë për të nënshkruar me Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen verën e ardhshme.

Mesfushori, 21 vjeç, dëshiron të largohet nga skuadra gjermane në vitin 2025, raporton Christian Falk.

Topçinjtë po monitorojnë situatën dhe po ashtu edhe Liverpooli dhe Manchester City. Jashtë kampionatit anglez për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Real Madrid dhe Bayern Munich.

Megjithatë londinezët e kanë bërë prioritet nënshkrimin me gjermanin.

Leverkusen thuhet se dëshiron një tarifë masive prej 150 milionë euro për të marrë në konsideratë mundësinë e largimit të Wirtz.

Kategoritë
LajmeSport