Arsimi i komuniteteve joshumicë – mungojnë tekstet, po keqpërdoret kuota për regjistrin në fakultete

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka mbajtur takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve, raporton EO.

Rexhepi me këtë rast tha se problem mbetet mungesa e teksteve shkollore, por edhe regjistrimi në universitete.

Por ajo u shpreh e bindur se në bashkëpunim më Ministrinë e Arsimit do të sigurojë që kuota të respektohet.

“Kemi problemin e librave për shkollat fillore dhe të mesme dhe mos respektimi i studentëve tanë janë regjistruar të tjerë. Këtu do të gjejmë mënyrën të mirë për gjendjen aktuale. Të sigurojmë studentëve tanë shkollimin dhe të ngrisim aktivitetin profesional me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit”.

“Do të tentojmë që këtë vit të punojmë dhe t’i mundësojmë studentëve tanë të regjistrohen në vendin e tyre. Në periudhën e kaluar keni qenë të paguar shumë më pak në punën tuaj. Një temë e rëndësishme është regjistrimi i studentëve në UP”.

Kategoritë
LajmeVendi