Artistja që pikturoi “portretin më të keq” të Trumpit: Karriera ime ndoshta nuk do të rikuperohet kurrë

Piktorja, portreti i së cilës i Donald Trumpit u hoq nga Kapitoli pasi presidenti amerikan e cilësoi si “më të keqin”, thotë se kritikat kanë vënë në rrezik karrierën e saj artistike katër dekada të gjatë.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit, portretistja Sarah A. Boardman tha se pretendimi i Trumpit se ajo “qëllimisht e ka shtrembëruar” pamjen e tij ka ndikuar drejtpërdrejt dhe negativisht në punën e saj, e cila tani rrezikon të mos rikuperohet kurrë.

Ndër të tjera, ai tha se ajo “me gjasë e kishte humbur talentin teksa plakej”.

Megjithatë, ajo thotë se ka punuar me saktësi dhe pa “shtrembërim të qëllimshëm apo paragjykim politik”.

Boardman më parë kishte realizuar portrete të presidentit republikan George W. Bush, gjyqtarëve të gjykatës së rrethit dhe dhjetëra figurave ushtarake amerikane.

“Zgjedhja ime e referencave buron nga vendimi për të mbetur neutrale,” i kishte thënë ajo një gazete në vitin 2019, duke iu referuar fotografisë mbi të cilën e kishte bazuar pikturën e saj.

Portreti, përfundoi ajo, nuk ishte projektuar vetëm për një fraksion të popullsisë.

Kategoritë
BotaLajme