Nesër me fillim në orën 10 do të vazhdojë seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit, seancë kjo që filloi të shtunën pas verifikimit të mandateve, mirëpo dështoi tri herë për ta bërë Kuvendin me kryetar, shkruan Gazeta Metro.
Sidoqoftë, as me Nismën e Limajt nuk arrihet shumica prej 61 votash. Nëse VV i ka këta numra aktualë, pra 57, atëherë 3 deputetët e Nismës e çojnë atë në veç 60 deputetë – 1 më pak sesa nevojitet.
Por, meqë Gjykata Kushtetuese ia kanë dhënë të drejtën ekskluzive partisë së parë që ta propozojë kandidatin për kryeparlamentar, atëherë nuk ka asnjë mundësi tjetër për zgjidhje përveç që kandidati i kësaj partie të marrë shumicën e nevojshme. Nuk ka asnjë afat ligjor a kushtetues për këtë çështje, duke e lënë të hapur mundësinë për zvarritje deri në pafundësi./gazetametro.net