Asamblistët e Prishtinës: Situata e krijuar me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet po bëhet e pa përballueshme dhe e rrezikshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar qeverisjen komunale në Prishtinë lidhur me  keqmenaxhimin e mbeturinave dhe mos shpërndarjen e kontejnerëve të ri, raporton Ekonomia Online.

Përmes kësaj konference, anëtarja e Kuvendit të Prishtinës nga PDK-ja, Gresa Lahu ka theksuar shqetësimin për situatën në menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.

Ajo tha se situata e krijuar me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet çdo ditë e më shumë po bëhet e pa përballueshme dhe njëkohësisht edhe e rrezikshme.

“Përmes kësaj konferencë dëshirojmë të bëjmë të ditur të gjithë qytetarëve të Prishtinës, se situata e krijuar me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet çdo ditë e më shumë po bëhet e përballueshme dhe njëkohësisht edhe e rrezikshme. Qytetarët tanë po ballafaqohen me mungesë të shërbimet të duhura në grumbullimin e mbeturinave për shkak të kushteve minimale në mekanizma veprues siç janë kamionët dhe kontejnerët. Fatkeqësia e kësaj gjendje të krijuar lidhet me qeverisjen e kryetarit Përparim Rama qeverisje kjo qe vëmendjen e ka në procedurat e tenderimit të një kompanie private në vlerë rreth 16.5 milionë euro tender që tashmë i shpallur dhe afër finalizimit të procedurave të prokurimit”, ka thënë ajo.

Ajo ka kritikuar kryetarin Përparim Rama, duke thënë se qeverisja e tij ka vëmendjen e saj në procedurat e tenderimit të një kompanie private në vlerë rreth 16.5 milionë euro.

“Me publikimin e tenderit kryetari rrezikon humbjen e grandit mbi 70 milionë euro KFV-ja grand ky që jep siguri stabilitet financiar dhe infrastrukturor për një periudhë 10 vite. Tenderi i 16 milionë euro shihet qartë se është favorizim i interesave të caktuara me bashkëpunëtor, që po e ngarkojnë qytetarin me pagesë të dyfishtë për mbeturina, në njërën anë me faturim të mbeturinave dhe në anën tjetër edhe përmes taksës qytetare. Ky tenderim e ngarkon komunën me një detyrim komunal prej 17 milionë eurosh për tre vjet që është keq menaxhim i buxhetit. Udhëheqësit komunal në krye me Ramën kanë tendencë që të shtyjnë përpara vendime të cilat jo vetëm se po e dëmtojnë gjepin tonë por në mënyrë direket do të dëmtojnë rreth 900 punëtorë të ndërmarrjes së pastrimit duke i lënë ata pa punë”, shtoi ajo.

Asamblisti Granit Gecika ka kritikuar ashpër mungesën e mbështetjes nga Komuna e Prishtinës ndaj ndërmarrjes publike “Pastrimi”, duke theksuar se “mungesa e vullnetit dhe mbështetjes së Komunës së Prishtinës ndaj ndërmarrjes publike pastrimi, e cila po operon në kushte shumë të vështira pa kamion dhe pa kontejnerë, është e qëllimshme dhe është dashakeqëse”.

“Mungesa e vullnetit dhe mbështetjes së Komunës së Prishtinës ndaj ndërmarrjes publike pastrimi e cila po operon në kushte shumë të vështira pa kamion dhe pa kontejnerë është e qëllimshme dhe është dashakeqëse është përpjekje e komunës që ta mundësojë sa më lehtë dhe shpejtë përfshirjen e kundërligjshme të operatit privat në këtë veprimtari publike. Gjendja me mbeturinat në kryeqytet po bëhet edhe më alarmante dhe më e pa përballueshme për qytetarët. Për këtë faktuar këtë tendencë ua bënë të ditur qytetarëve të Prishtinës se qeverisja e tanishme komunal nuk po e bënë shpërndarjen e kontejnerëve ekzistuese që po mbahen jashtë shërbimit diku në periferi të kryeqytetit”, ka thënë ai.

Gjendja me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet është bërë gjithnjë e më alarmante dhe e papërballueshme për qytetarët, ka theksuar deputeti, duke shtuar se qeverisja e tanishme komunale nuk po e bën shpërndarjen e kontejnerëve ekzistues që po mbahen jashtë shërbimit.

“Si tendencë është që me tenderimin që do t’iu epet operatorit privat ajo kompani të favorizohet me kontejnerë të rijnë e kamion të cilët tashmë e një vit janë në procedura të blerjes nga Komuna e Prishtinës, vlen të theksohet fakti se qeverisa e Prishtinës për një kohë të gjatë nuk e ka mbështetur kompaninë pastrimi që tre vite nuk ka blerë asgjë, si për qëllim për të përkeqësuar mbledhjen e mbeturinave në kryeqytet. Qysh nesër do të ushtrojmë kompetencën tonë duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme dhe duke bërë plotësim ndryshimin e drafte rregullores për menaxhimin e mbeturinave”, ka potencuar ai.

Kategoritë
LajmeVendi