Asamblisti i LDK’së akuzon Bulliqin se po përdor Policinë për të arrestuar njerëz që mendojnë ndryshe

Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, është lajmëruar në profilin e tij në “facebook” pas përplasjes që ka pasur me kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi, gjë për të cilën edhe është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Rrahmani duke folur për incidentin e ndodhur në sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës, ka thënë se janë të papranueshme dhe shton se as vetë nuk e ka menduar që pas më shumë se dy dekadash liri do të përballet me një situatë të tillë.

Kategoritë
LajmeVendi