Asia Times: Teksa Evropa merret me krizën energjetike, Turqia thellon lidhjet e saj me Ballkanin

I publikuar nën emrin e analistit politik serb Nikola Mikovic, në artikull thuhet se “Türkiye thellon lidhjet e saj me rajonin, teksa BE-ja është e zënë për të kapërcyer një krizë energjetike në mesin e luftës në Ukrainë”

Në një artikull të “Asia Times” me qendër në Hong Kong thuhet se derisa Bashkimi Evropian (BE) është e zënë për të kapërcyer krizën e saj energjetike në mesin e luftës në Ukrainë, Türkiye po punon për thellimin e lidhjeve të saj me Ballkanin dhe se muslimanët dhe të krishterët në rajon e shohin Türkiye-n si “një partnere në rritje dhe të paanshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e “Asia Times”, një nga gazetat online të Hong Kongut, është diskutuar vizita në Ballkan i presidentit, Recep Tayyip Erdoğan.

I publikuar nën emrin e analistit politik serb Nikola Mikovic, në artikull thuhet se “Türkiye thellon lidhjet e saj me rajonin, teksa BE-ja është e zënë për të kapërcyer një krizë energjetike në mesin e luftës në Ukrainë”.

Türkiye: Partner në rritje dhe i paanshëm

Mikovic në artikullin e tij ka vënë në dukje se BE-ja është e zënë për të kapërcyer një krizë energjetike në mesin e luftës në Ukrainë ndërsa Türkiye po punon të thellojë lidhjet e saj në Ballkan.

Muslimanët dhe të krishterët në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe vendet e tjera të Ballkanit, e shohin Türkiye-n si një “partner në rritje dhe të paanshëm”.

Në artikull paraqiten deklaratat e bëra nga Milorad Dodik, anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, lidhur me pikëpamjen në rajon ndaj Türkiye-s dhe lidhur me vizitën e presidentit Erdoğan në Sarajevë i cili ka thënë: “Unë nuk jam naiv dhe e di që presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan do të jetë gjithmonë në anën e interesave muslimano-boshnjake, por ai i respekton të gjithë dhe unë do ta respektoj për sa kohë që politika e tij është e tillë”.

“Vizita e Erdoğan-it në Sarajevë synon të forcojë edhe lidhjet ekonomike”, tha Dodik i cili shtoi se një nga rezultatet e vizitës ishte vendimi për udhëtim pa pasaporta mes Türkiye-s dhe Bosnjë e Hercegovinës (BeH) si dhe premtimi i Erdoğan-it për të ndërmjetësuar në krizën kushtetuese që sa vjen e rritet e cila nuk ka mundur të zgjidhet mes tre entiteteve (boshnjake, serbe dhe kroate) që jetojnë në BeH.

Duke tërhequr vëmendjen se nuk janë liderët lokalë ata që thonë fjalën e fundit në vend dhe duke e cilësuar si “kolonializëm de facto” imponimin e kushtetutës nga Christian Schmidt, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për BeH në Sarajevë, Dodik tha se Erdoğan në intervistën e tij për gazetarët në Sarajevë ka thënë se Schmidt ka shkuar shumë larg me ndryshimin në ligjin federal zgjedhor në BeH dhe se nuk duhet të ndërhyjë në proces.

Kreu i Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq në një deklaratë për AA-në para vizitës së presidentit Erdoğan në BeH tha se vizita është e rëndësishme si për BeH-në ashtu edhe për rajonin. “Bosnjë e Hercegovina dëshiron bashkëpunim rajonal të lidhur me respektin reciprok. Türkiye e njeh shumë mirë rajonin dhe mbështetja që ajo ka dhënë për rajonin është plotësisht në drejtim konstruktiv. Në kuadër të kësaj çdo vizitë e presidentit Erdoğan në BeH dhe në rajon ka një efekt qetësues dhe balancues”, ka theksuar Xhaferoviq.

Presidenti Erdoğan më 6-7-8 shtator zhvilloi vizita zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci. Në takime u rishikuan me të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe me të tre vendet si dhe u diskutuan punimet që do të ndërmerren për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit aktual në fusha të ndryshme, kryesisht në projektet e përbashkëta të infrastrukturës dhe investimeve.

Kategoritë
LajmeRajoni