Askush nuk do ta harrojë! Lamtumira rrënqethëse e mbretit të tenisit (VIDEO)

Një emër i tillë nuk ikën kurrë, ai mbetet aty mes turmave dhe kujtesës kolektive. Roger Federer largohet ashtu si luajti, me klas.

Mbreti që ndryshoi tenisin largohet nga sporti që i dha famë pas rreth dy dekadave, më shumë se 100 titujve të fituar dhe 20 grand slam-eve.

E bëri këtë në një moment prekës ku rivali i tij më i madh Rafael Nadal ashtu si familja e tij dhe kolegët, nuk arritën t’i mbanin lotët.

Është e vështirë t’i japësh lamtumirën sportit që dashuron por Federer ia doli me sukses edhe këtë herë për të pushuar publikun, zemrat e njerëzve, ato të kundërshtarëve dhe botës.

Laver Cup është finishi i karrierës ku Nadal mbi të gjithë nuk arriti të përmbahej. Momente emocionuese për sportin e raketës. Shijojini;

Kategoritë
Sport