Sipas një studimi të fundit nga Instituti për Administrim dhe Marketing në Portugali (IPAM), brendi i Cristiano Ronaldos, i njohur si CR7, ka arritur një vlerë rekord prej 850 milionë eurosh në vitin 2025, duke përfaqësuar një rritje prej 325% në krahasim me vitin 2020.
Ky rritje e madhe i atribuohet shtimit të të ardhurave të Ronaldos, si nga kontratat e futbollit ashtu edhe nga marrëveshjet e sponsorizimit, si dhe pranisë së tij në rritje në rrjetet sociale.
“Cristiano Ronaldo është fenomeni më i madh i marketingut në historinë e futbollit botëror. Talenti, shumë stërvitje dhe përsëritje, disiplina e jashtëzakonshme dhe pozicionimi strategjik i veçantë i imazhit të tij,” thotë Fabio Wolff, partner ekzekutiv i Wolff Sports.
Është e qartë se Ronaldo, përmes kombinimit të karrierës sportive, nismave të biznesit dhe pranisë në mediat sociale, zotëron një nga brendet më të vlefshme dhe më të njohura në botën e sportit.
“Cristiano Ronaldo është një ikonë sportive. Në fakt, mund të themi se ai është një referencë në showbiz-in botëror. Shifrat e tij të ndjekësve janë kolosale, kjo për shkak të një kombinimi faktorësh, ku një prej tyre është profesionalizmi i tij i lartë në gjithçka që bën, gjë që përkthehet në shifra rekord në çdo kuptim,” thotë Renê Salviano, drejtor ekzekutiv i kompanisë Heatmap për marketingun e brendit dhe menaxhimin e kontratave sportive.
Aktualisht, Cristiano Ronaldo fiton 200 milionë euro në vit nga kontrata me Al-Nassr, plus më shumë se 150 milionë euro nga marrëveshjet reklamuese me brende të njohura botërore si Nike, Tag Heuer dhe Louis Vuitton. Në rrjetet sociale, Ronaldo është bërë personi më i ndjekur në botë, me mbi një miliard ndjekës në platformat e tij.
Një tjetër fakt domethënës i përmendur në studim është se CR7 gjeneron mesatarisht 22.3 milionë artikuj lajmesh në vit në të gjithë botën, si dhe 187 milionë kërkime vjetore në Google. Ai përmendet gjithashtu në 4,000 libra në Amazon dhe shfaqet në 63,000 artikuj shkencorë.
Parashikohet që vlera e brendit CR7 të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme, e nxitur nga nisma të reja biznesi dhe pjesëmarrje të mundshme në ngjarje të ardhshme sportive.