Asnjë lajm nga Ohri, Ischinger shpreson qe Kurti dhe Vuçiq t’ia dëgjojnë këshillën

Negociatat mes Kurtit dhe Vuçiqit po vazhdojnë edhe pas më shumë se tetë orësh, ndërsa ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, shpreson që ata të kenë marrë këshillën e tij për ta bërë një pikë kthese dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ish-ministri kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar në Tëitter se si as pas tetë orësh nuk ka ndonjë lajm se çka ndodhi në bisedimet mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Ohër të Maqedonisë Veriore.

“Asnjë lajm pas më shumë se tetë orësh diskutimesh në Ohër mes liderëe të Kosovës dhe Sergbisë, I ndërmjetësuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, dhe emisari Miroslav Lajcak. Emisari amerikan Escobar është aty, gjithashtu”, ka shkruar Selimi.

Ischinger e ka shpërndarë këtë postim, duke risjell vëmendjen te një shkrim që ai e ka botuar dje në Politico.

“Shpresoj që apeli im në Politico nuk u botua më kot: dy palët duhet të bëjnë një hap mirëbesimi menjëherë –sot”, ka shkruar ish-diplomati gjerman.

Në shkrimin e tij në Politico, Ischinger i ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të arrijnë një marrëveshje tani

Kategoritë
LajmeVendi