Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), është deklaruar se komunat e vendit po rrezikohen që të mos i zbatojnë projektet kapitale në vitin 2025.
‘‘Me këtë trend, edhe këtë vit komunave mund t’i merren mbi 50-60 milion euro e për pasojë qytetarët që jetojnë nëpër komunat e Republikës së Kosovës nuk do t’i gëzohen realizimit të shumë projekteve që do përmisonin jetën e qytetarit. Kërkesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës është që Qeveria të zgjohet dhe të marë në konsideratë kërkesat e komunave në zgjidhjen e këtij problemi’’, thuhet mes tjerash në reagim.
Qeveri ndalojeni kolapsimin financier të komunave dhe gjakderdhjen financiare
Komunat rrezikohen që të mos zbatojnë projekte kapitale në vitin 2025 dhe mbylljen e xhirologarive të tyre
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është duke i përkrahur komunat sa i përket zbatimit të kontratës kolektive dhe me këtë rast komunat rrezikojnë që të mos kenë mjete për investime kapitale, që t’iu mbyllen xhirollogaritë bankare dhe që shumë projekte të parapara me buxhetet komunale të mos zbatohen. Kjo vije si pasojë e neglizhencës së Insitucioneve qëndrore të cilat për disa vite nuk janë duke i marë parasysh kërkesat e komunave. Që në fillim të këtij viti vetëm disa komunave iu kanë shkuar faturat mbi 35 milionë euro, ku mbi 25 milionë euro janë borxh ndaj përfituesve, ndërsa mbi 10 milionë euro janë tarifat për përmbaruesit e që me një vendim të Qeverisë apo Parlamantit të Republikës së Kosovës kjo gjakderdhja financiare që është mbi 10 milion eur të deritanishme mund të ndalohet. Këto janë mjete të taksapaguesve të Republikës së Kosovës dhe po që se Qeveria do të menaxhonte procesin si duhur, atëherë tarifat për përmbaruesit nuk do të ndodhnin. Shumica absolute e këtyre mjeteve do i merren komunave nga projekcionet buxhetore për investime kapitale dhe që këto mjete po i merren për shkak të zbatimit të kontratave kolektive. Në vijim po i paraqesim vetëm disa komuna që kanë pranuar vetëm në vitin 2025 faturat për zbatim të kontratës kolektive;
1. Ferizaj 9.5 milion eur,
3. Lipjan 3.8 milion eur,
5. Rahovec 2.1 milion eur,
7. Mitrovicë, 1.7 milion euro,
9. Kaçanik 1.5 milion eur
11. Suhareka 1.3 milion eur etj