“Ata që djegin Kuranin janë ‘idiotë të dobishëm’ për ata që dëshirojnë të përçajnë Suedinë”

“E keni gjithmonë të drejtën të shpreheni, por keni përgjegjësinë të mendoni për pasojat, se mund të jetë e dëmshme për të tjerët”, tha ish-kryeministrja Magdalena Andersson.

Ish-kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se ata që djegin Kuranin janë “idiotë të dobishëm” për ata që dëshirojnë të përçajnë Suedinë dhe të dëmtojnë lidhjet me botën islame.

Ish-kryeministrja Andersson dhe kryetare e socialdemokratëve që janë në opozitë, tha për mediat suedeze se inkurajimi i djegies së Kuranit është “mendim i shtrembëruar”.

“E keni gjithmonë të drejtën të shpreheni, por keni përgjegjësinë të mendoni për pasojat, se mund të jetë e dëmshme për të tjerët”, tha Andersson në përgjigje të një deklarate nga demokratët suedezë se ata “mund të djegin 100 kopje të Kuranit si pjesë e lirisë së shprehjes”.

Jimmie Akesson, kreu i krahut të ekstremit të djathtë të Demokratëve të Suedisë, tha për SVT se ai nuk mbron djegien e Kuranit, por “ai ka të drejtë të djegë Kuranin, ashtu si Biblën, si pjesë e lirisë së shprehjes”.

Javën e kaluar, ekstremisti danezo-suedez Rasmus Paludan dhe Edwin Wagensveld, një politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqës i grupit islamofobik Pegida, dogjën Librin e Shenjtë të Islamit në Suedi, Holandë dhe Danimarkë.

Kategoritë
BotaLajme