Atentati ndaj ish-kryeministrit, dalin pamjet nga arrestimi i autorit

Ditën e djeshme është bërë në atentat ndaj ish-kryeministrit të Japonisë Abe i cili u qëllua me dy plumba por vetem njëri e kapi në anën e djathtë të qafës

Menjëherë pas kësaj është arrestuar autori në vendngjarje, i cili nuk ka bërë rezistencë dhe është sekuestruar dhe arma e krimit.

Mendohet se autori përdori një armë të punuar me dorë që dyshohet ta kishte bërë vetë, sipas transmetuesit publik japonez NHK, duke cituar policinë.

I dyshuari, Yamagami Tetsuya, është një banor i Narës rreth të 40-tave, raportoi NHK.

Ai po merret në pyetje në komisariatin e policisë për të zbardhur më tej ngjarjen dhe për të hedhur dritë mbi arsyet e këtij atentati.

Kategoritë
BotaLajme