“Atentati ndaj Rugovës”, Merovci: Na ra kavanozi me turshi para këmbëve, mendova që ishte eksploziv

Njeriu i afërt i ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci ka rrëfyer për një atentat që i është bërë ish-presidentit Ibrahim Rugova në ditën kur janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.

Mervoci në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka treguar se si një familje serbe e ka gjuajtur Rugovën me një kavanoz 12 kilogramësh me turshi nga banesa në Lakrishtë, aty ku jetonte ish-presidenti.

“Janë 30 dëshmitar, dëshmitari i parë që e ka parë është Anton Kolaj që tash është në Gjermani, dhe dëshmitarë të tjerë janë Alush Gashi e dy vëllëzërit e tij. Në hyrje të banesës së Rugovës në Lakrishte, ka shkruar ‘Shqiptari i mirë është vec ai i vdekuri’.  Kur jemi kthy në Lakrishtë, dy metra pa hy aty, tash unë e di cka na ka ra, na ka ra dicka gjys metre përpara dhe kom mendu që është bomb, e aty ka rënë një kavanoz I 12 kg me turshi prej katit, që unë I kam bërë tani të gjitha analizat, edhe e di se cila familje, serbe pra ka qenë”, tha Merovci.

Tutje ai tha se Rugova më kurrë nuk ka jetuar në atë banesë, që nga ajo ditë.

“Ai nuk e ka bërë mirë llogarinë kur duhet me lëshu që me i rënë Rugovës, unë e kom marr Rugovën, bile ai në shaka thotë ma isha në zor prej Adnanit se desh m’i thej eshrat. Unë hyra në një hymje ku ish errët e nuk disha qa na pret. Ky ishte një attentat klasik.

Atë natë Rugova ska flejt në atë banesë, e atë banesë kurrë nuk e ka parë më me sy”, tha Merovci.

Kategoritë
LajmeVendi