Athletic Bilbao fiton Kupën e Mbretit – Muriqi shënon penalltinë, por ‘tradhtohet’ nga shokët

Finalja e Kupës së Mbretit mes Mallorcas dhe Athletic Bilbaos u mbyll baras në kohën e rregullt 1-1, rezultat që qëndroi edhe në vazhdime, ku pas penalltive, skuadra e Vedat Muriqi pësoi humbje edhe pse sulmuesi ynë shënoi.  

Ndeshja filloi me Mallorcan që rrezikoi e para me Vedat Muriqin që tentoi të shënojë nga distanca, por Keppa Arrizabalaga grushtoi topin.

Por në minutën e 21-të, pas dy tentimesh, kur Daniel Rodriguez shënoi për 1-0.

Athletic Bilbao u lëshua në sulm të shënojë golin e barazimit, ku arriti të shënojë në minutën e 40-të me Nico Williamas, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e parë të kohës shtesë, Inakin Williams, ishte në rast të mirë, por gjuajtja e tij u ndal në shtyllë.

Me të filluar pjesa e dytë, Mallorca rrezikoi me Cyle Larin, por gjuajtja tjetër shkoi në duart e Agirrezabala.

Në minutën e 50-të, Nico Williams asistoi te Oihan Sancet që shënoi për 1-1.

Ky gol e fiku paksa ndeshjen, pasi të dy skuadrat u treguan më të kujdesshme.

Deri në minutën e 90-të nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Në vazhdime kishte rast të mirë Iker Muniain që rrezikoi, por pa sukses.

Edhe në minutën e 113-të, Veqat Muriqi ishte afër golit, por Agirrazabala bëri pritje të madhe.

Fituesi i Kupës së Mbretit i takoi Athletic Bilbaos pas gjuajtjes së penalltive, duke fituar me rezultat 4-2.

Kategoritë
Sport