ATK: 15.5 milionë euro më shumë të hyra për muajin janar

Administrata Tatimore e Kosovës ka regjistruar 96.7 milionë Euro tatime gjatë muajit janar 2023 apo 15 milionë Euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Përmes një komunikate për medie, ATK ka njoftuar se përveç mbledhjes së të hyrave tatimore ka prioritet edhe implementimin e Planit Strategjik.

“96.7 milion euro tatime, janë të hyrat e muajit janar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 15.5 milion euro apo 19.2%. Ndërsa, kontributet pensionale janë 18 milion euro.

Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit përveç prioriteteve kryesore që ka në mbledhjen e të hyrave, borxheve dhe vazhdimin e avancimit të shërbimeve profesionale për tatimpagues, ka në synim edhe implementimin e Planit Strategjik, implementimin e projekteve për përmirësimin e përmbushjes në sektorët me rrezik, etj”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi