Në vazhdën e veprimeve që është duke ndërmarr Drejtoria për Mbledhjen e Borxheve në ATK, aktiviteti i zhvilluar ditën e djeshme ka rezultuar me inkasim të borxheve në vlerë prej 351,546 euro.
Masat e sforcuara ditën e djeshme të datës 31 gusht, të cilat janë zhvilluar me asistencë të Policisë së Kosovës, kanë qenë tek 20 subjekte biznesore, të cilat ndaj ATK kanë pas obligime në vlerë 1.4 milion euro.
Në kuadër të këtij aksioni janë realizuar pagesa të pjesshme të obligimit si paradhënie bazuar në marrëveshjet e lidhura dhe në njërin prej rasteve është bërë konfiskimi i pasurive të paluajtshme.
Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar parcela të paluajtshme, po ashtu ka edhe pagesa totale të obligimit dhe kemi edhe pagesa paradhënie në kuadër të marrëveshjeve.
Aksioni i ditës së djeshme numëron të nëntin me radhë brenda periudhës janar-gusht të këtij viti, ku si rezultat janë inkasuar 8,9 milion euro borxhe, tek 145 biznese.
Aksione të ngjashme do të këtë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilën nuk i paguajnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.