ATK-ja mburret me mbledhjen e detyrueshme: Dje janë inkasuar 417 mijë e 163 euro borxhe

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka dërguar një komunikatë shtypi, ku mburret për mbledhjen e detyrueshme të tatimeve.

“Vazhdojnë aktivitetet e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, këtë rast janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro. Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 euro”.

“Vlen të theksohet se përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake”, thuhet në njoftimin për medie.

ATK-ja thekson se aktivitetet lidhur me trajtimin e borxheve do të ketë në vazhdimësi, me qëllim të zvogëlimit të stokut të borxheve, por edhe moslejimin e vjetërsimit të tyre.

Kategoritë
Ekonomi