ATK-ja paralajmëron ata që fitojnë nga kriptovalutat: Duhet të deklarojnë të ardhurat dhe të paguajnë tatimet

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të gjithë ata që që investojnë në kriptovaluta, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Sipas ATK-së, ata të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara nga kriptovalutat do të ndërmerren masa.

Institucioni për mbledhjen e borxheve, është shprehur se do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave që gjenerojnë të ardhura nga ky aktivitet.

“Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat sipas legjislacionit tatimor. Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
Ekonomi