Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të largohet nga “Të Kaltërit” e Olympique Marseille pas vetëm një sezoni.
Sulmuesi gabonez, i cili ka 27 gola dhe 11 asistime në 47 ndeshje, do të nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite, në Al Qadsiah, me ish-lojtarin e Chelsea, Borussia Dortmund, Barcelona dhe Arsenal e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.
“Faleminderit Marseille, kam pasur një vit plot emocione dhe dua të falënderoj të gjithë klubin, stafin, shokët e skuadrës dhe tifozët tanë. Më keni ndihmuar, më keni bërë më të fortë dhe këto kujtime do të mbeten me mua përgjithmonë.
Ka ardhur koha që unë të filloj një kapitull të ri. Faleminderit zoti Frank Mçourt, faleminderit Pablo që pranuat largimin tim, faleminderit për mbështetjen tuaj të pandërprerë, por mbi të gjitha faleminderit që më dhatë mundësinë të zbuloj ngrohtësinë dhe pasionin e tij në Vélodrome, nuk do të të harroj kurrë”,- është shprehur “ylli” nga Gaboni.