Me shprehjen: “Disa takime kanë një shkëndijë shtesë” dhe një video për ditën e të dashuruarve, Audi na çon në një kohë jo të largët… Ose ku pikat e karburantit do të shërbejnë si minimarket 24 orë për të shitur kryesisht gjëra të tjera përveç karburantit.
Audi ka publikuar një klip promovues një minutësh për ditën e të dashuruarve lidhur me energjinë elektrike.
Sa i ndryshëm mund të bëhet realiteti ynë me elektrifikimin?
Me një Audi RS e-tron GT dhe një karikues në shtëpi, arsyeja pse do të vizitoni një pikë karburanti është të blini akull, pije joalkoolike, artikuj mini market, por jo karburant. Historia e klipit të Audit shpaloset në një shtëpi moderne, ku një çift përgatitet për një darkë romantike në shtëpi, kur zbulojnë se aparati i akullit në frigorifer nuk funksionon.
Pyetjes, kush do ta gjejë shpejt akullin, përgjigja është në pikën e karburantit. Burri niset aty dhe zbulon se nuk e mban mend se ku është pika e karburantit. Po në botën e motorëve elektrikë dhe me karikuesit e shtëpisë është e natyrshme të harrosh se ku mund të jetë pika e karburantit dhe të kesh nevojë për ndihmën e GPS.