Australi, evakuohet aeroporti në Canberra pasi një person qëlloi me armë në ajër

Duke cituar deklaratën e policisë së Territorit të Kryeqytetit Australian (ACT), mediat lokale raportuan se personi mbërriti në aeroportin e Canberra-s në orën 13:30 sipas kohës lokale

Aeroporti i Canberra-s në Australi është evakuuar pasi një person hapi zjarr në ndërtesën e terminalit të aeroportit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke cituar deklaratën e policisë së Territorit të Kryeqytetit Australian (ACT), mediat lokale raportuan se personi mbërriti në aeroportin e Canberra-s në orën 13:30 sipas kohës lokale. Derisa priste kontrollin, ai nxori pistoletën dhe filloi të qëllonte.

Ai qëlloi rreth pesë herë, kryesisht në dritaret e ndërtesës së terminalit. Personi nuk hapi zjarr ndaj udhëtarëve apo stafit.

Autoritetet evakuuan aeroportin si masë paraprake. Dëshmitarët okularë thanë se në aeroport ka pasur panik.

Zyrtarët e policisë thanë se nga sulmi nuk ka persona të plagosur. Ata bënë të ditur se sulmuesi është arrestuar.

Kategoritë
BotaLajme