Gjatë një kontrolli në celularin e një personi muajin e kaluar, u zbuluan postime naziste dhe antisemite dhe numri i telefonit i përkiste një oficeri policie.
Dy oficerë policie në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, janë pezulluar nga detyra për shpërndarjen e përmbajtjeve naziste dhe antisemite përmes aplikacioneve të mesazheve.
Gjatë një kontrolli në celularin e një personi muajin e kaluar, u zbuluan postime naziste dhe antisemite dhe numri i telefonit i përkiste një oficeri policie, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Vjenës.
Në njoftimin për media thuhet se përmbajtje të ngjashme ka pasur edhe një punonjës tjetër policie dhe se këta dy efektivë janë pezulluar nga detyra.
Procedura hetimore vazhdon dhe brenda një muaji do të bëhet e ditur nëse do të ndërpritet marrëdhënia e punës me zyrtarët në fjalë dhe do të fillojë procedimi penal, apo do të pezullohet hetimi me vendim për mosndjekje penale.