Austria do marrëveshje graduale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Procesin e Berlinit

Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg gjatë qëndrimit në Beograd ka deklaruar se normalizimi gradual i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm. Sipas mediave serbe që kanë transmetuar fjalët e tij, Schalenberg  ka bërë dallim mes “normalizimit të marrëdhënieve” dhe “marrëveshjes gjithëpërfshirëse që do të çojë në njohje reciproke” duke thënë se normalizimi është qëndrim i BE’sëSchalenberg nga Serbia do të udhëtojë në Kosovë.

I pyetur për pozicionin e vendit të tij dhe se a përpiqet Austria “për normalizim” apo një “marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të çojë në njohje reciproke”, Schalenberg tha se “normalizimi” nuk është qëndrim i Austrisë, por i Bashkimit Evropian.

Kryediplomti austriak ka folur për normalizim gradual të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse flasim për stabilitetin rajonal, normalizimi gradual i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm. Më vjen mirë që presidenti Aleksandar Vuçiq tha të premten se do të përpiqet të bëjë përparim. Dialogu është një vrimë gjilpëre përmes së cilës vëzhgohet rajoni dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme”, tha ai.

“Procesi i normalizimit duhet të vazhdojë, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Hap pas hapi drejt normalizimit, sepse është në interes të stabilitetit në rajon”, tha Schalenberg.

Duke folur rreth bashkëpunimit rajonal, Schalenberg tha se bashkëpunimi dhe stabiliteti rajonal janë të rëndësishëm, duke potencuar se është e rëndësishme që të ketë një treg rajonal.

Ai  shprehu mirënjohjen për Gjermaninë dhe kancelarin Olaf Scholz për vazhdimin e Procesit të Berlinit, sepse, tha ai, ishte inkubatori në të cilin ishin krijuar idetë e bashkëpunimit.

Shefi i diplomacisë austriake ka folur edhe për një dokument për Ballkanin, që njihet si non-paper, që është hartuar nga vendi i tij ai tha se kanë kaluar 19 vjet nga premtimi në Selanik, i cili është shumë i gjatë.

“Propozimi ynë është që vendet e rajonit t’i trajtojmë hap pas hapi nga një zonë në tjetrën, qoftë energjia, trafiku apo diçka tjetër, si anëtarë të plotë. Perspektiva evropiane nuk është një rrugë njëkahëshe. Ne po përballemi me një radikal tronditje për sistemin tonë të sigurisë në Evropë “Askush nuk mund të shpresojë të jetë thjesht një kalimtar”, nënvizoi Schallenberg.

Në konferencën për media me homologun e tij serb, Schalenberg ka thënë se Bashkimi Evropian dhe askush tjetër është shtytësi kryesor i stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.

Kategoritë
LajmeVendi