Austria do të ofrojë mbështetje financiare për sirianët që dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre

Kryeministri austriak Karl Nehammer tha se nevojiten qytetarë për rindërtimin e Sirisë, bëri të ditur se do të ofrohen 1.000 euro ndihmë financiare për sirianët që kthehen në vendin e tyre

Kryeministri austriak Karl Nehammer njoftoi se do të ofrojë mbështetje prej 1.000 eurosh për sirianët që duan të kthehen në vendin e tyre, raporton Anadolu.

Nehammer në një postim në llogarinë e tij në X tha se proceset në lidhje me kërkesat për azil nga sirianët janë pezulluar.

Nehamer, i cili tha se nevojiten qytetarë për rindërtimin e Sirisë, bëri të ditur se do të ofrohen 1.000 euro ndihmë financiare për sirianët që kthehen në vendin e tyre.

Ministri i Brendshëm Gerhard Karner deklaroi gjithashtu se procedurat burokratike të sirianëve që duan të kthehen do të përshpejtohen dhe do t’i jepet përparësi përgatitjes së dokumenteve të nevojshme.

Kategoritë
BotaLajme