Autoblinda turke “YÖRÜK 4X4” detyrën e tij të parë në Turqi e fillon në Presidencë

Automjeti i blinduar taktik me rrota YÖRÜK 4X4, i zhvilluar nga kompania Nurol Makina, ka zënë për herë të parë vendin e tij në inventarin e forcave të sigurisë në Türkiye

Në Türkiye ka filluar të përdoret edhe një tjetër prej automjeteve të blinduara të zhvilluara nën strukturën e industrisë turke të mbrojtjes, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve që ka siguruar gazetari i AA-së, automjeti i blinduar taktik me rrota YÖRÜK 4X4, i zhvilluar nga kompania Nurol Makina, ka zënë për herë të parë vendin e tij në inventarin e forcave të sigurisë në Türkiye.

YÖRÜK 4X4 i është bashkuar inventarit të Departamentit të Mbrojtjes së Presidencës dhe përdoret me mision brenda dhe jashtë presidencës. Kryesisht me karakteristikat e tij të lëvizshmërisë dhe shpejtësisë së lartë YÖRÜK 4X4 është bërë një prej pjesëve të rëndësishme të autokolonës.

Mbi YÖRÜK 4X4 i cili është vendosur nën përdorimin e presidencës, përshihet Sistemi i Armëve të Stabilizuara me Telekomandë SARP ZAFER të prodhuar nga ASELSAN.

I lehtë, i shpejtë, i sigurt

I projektuar për t’u përdorur nga forcat policore dhe njësitë ushtarake, YÖRÜK 4X4 i ofron përdoruesve të tij lëvizshmëri dhe performancë mbrojtëse në nivelin më të lartë në klasën e automjeteve të blinduara të lehta. Automjeti është i ndryshueshëm sipas kërkesave të përdoruesit dhe siguron mbrojtje balistike dhe ndaj shpërthyesve të dorës/minave në nivel të lartë.

Falë dizajnit modular, YÖRÜK 4X4 mund të ndërmarrë role në mjedise konflikti me intensitet të lartë si automjet transportues për personelin, mbrojtës ajror dhe mjet zbulues.

Automjeti i cili arrin shpejtësi mbi 120 kilometra në orë, mund të mbajë ngarkesa të rënda, mund të pajiset me sisteme armësh si mitralozë 7,62 dhe 12,7 mm, bombahedhës 40 mm si dhe sisteme të armëve ajrore dhe anti-tank.

YÖRÜK 4X4 me peshë 8 tonë ka kapacitet të lartë për të mbajtur ngarkesë të dobishme dhe mund të transportojë deri në 11 persona. Nurol Makina për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të përdoruesve ka zhvilluar dhe versionin “pickup” të YÖRÜK 4X4.

Shkëlqen në eksport

I ekspozuar për herë të parë në IDEF 2017, YÖRÜK 4X4 tërhoqi vëmendjen e shumë vendeve dhe mori porosi teksa ndodhej ende në fazën e projektimit.

Për automjetin e blinduar taktik me rrota YÖRÜK 4X4, kompania Nurol Makina nënshkroi marrëveshje me pesë vende në pozita gjeografike të ndryshme, në mesin e të cilave përfshihet edhe Evropa.

Nurol Makina e cila vazhdon prodhimin dhe dorëzimin e automjeteve, ka qindra porosi për YÖRÜK 4X4. Kompania po zhvillon negociata të reja eksporti për nevojat në vende të ndryshme.

Kategoritë
BotaLajme