Autobusët, veturat emergjente dhe taksistët nga e premtja kanë filluar qarkullimin në sheshin “Xhorxh Bush”, në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Sipas ndërmarrjes komunale Trafiku Urban lejohet qarkullimi i autobusëve të linjave 1, 3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.
Linja 1 vlen vetëm për autobusët e ndërmarrjes komunale dhe jo për ata të kompanive private.
Tutje, Trafiku Urban thekson se autobusët në sheshin “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Derisa, linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm.
Qarkullimi ishte planifikuar të fillonte me 8 janar, këtë e kishte konfirmuar për Ekonomia Online, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.