Autobusi-spital që shpëton jetën e ushtarëve të plagosur në Bahmut

I pikturuar me ngjyra të ndezura, autobusi i përshtatur në një njësi evakuimi mjekësor dhe i pajisur me teknologji të lartë në Ukrainë, ka mundësuar trajtime shpëtimi për ushtarët e plagosur rëndë në vijën e frontit në Bahmut

Volodymyri, 22 vjeç, anëtar i Batalionit Mjekësor të Spitaleve, një organizatë ukrainase e profesionistëve mjekësorë vullnetarë, shihet duke qëndruar jashtë një autobusi të kujdesit intensiv në Ukrainën lindore më 11 prill.

1Autobusi, i pikturuar me luledielli — lulja kombëtare e Ukrainës — ka qenë një strehë që ka mirëpritur ushtarë të plagosur rëndë, të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor që shpëton jetë, i cili nuk mund të ofrohet pranë frontit.

2Me një njësi të kujdesit intensiv me gjashtë shtretër dhe hapësirë për më shumë, autobusi “Avstriika”, i quajtur siaps një vullnetari austriak të vdekur, ka evakuuar deri më tani afro 600 persona.

3Ruslani, një ndihmës vullnetar 26-vjeçar, i jep për të pirë një ushtari ukrainas që u plagos në Bahmut.4Ruslani dhe Volodymyri, një mjek praktikant, përdorin një aplikacion në celular për të ekzaminuar gjendjen e organeve vitale të një ushtari të plagosur rëndë.

Vullnetarët duhet të punojnë pasi të bjerë errësira për të ngarkuar ushtarët e plagosur në autobusin e konvertuar dhe për t’i dërguar në një spital ushtarak në qytetin e Dnipros, ku mund të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

5Gjatë udhëtimit, ekipi mjekësor stabilizon rastet më të rënda ndërsa komunikon me spitalin në Dnipro për t’u përgatitur për mbërritjen e tyre.

6Një ushtar i plagosur duke pritur për t’i transferuar.

7″Për momentin, kemi vetëm një autobus që është në funksion, ai që po përdorim tani”, thotë Volodymyr. “I kemi blerë dy autobusë të tjerë. Po i pajisim dhe do të vihen në funksion sa më shpejt. Nuk mund t’ju them se kur saktësisht, por mendoj se brenda një ose dy muajsh do të jenë plotësisht funksionalë”.8Projekti i autobusëve ambulancë është pjesë e një rrjeti më të gjerë ekipesh evakuimi në Ukrainë, që lidh ushtarët në llogore me ekipe të vogla në pozicionet e pasme, më pas me spitalet në terren, objektet e vogla aty pranë dhe përfundimisht me qendrat e mëdha për raste të rënda.

Vullnetarët janë shënjestruar edhe nga raketat ruse.

Kategoritë
BotaLajme