Automjetet që u aksidentuan ku u lëndua Ibrahim Tatlises u kapluan nga flakët, ky ishte reagimi i qytetarëve (Video)

Këngëtari i njohur Ibrahim Tatlises ka pësuar një aksident trafiku sot në Bodrum. Automjeti ku ndodhej këngëtari u përmbys, por më pas ai foli vetë nga spitali duke thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Përveç tij, lëndime trupore morën edhe pesë persona tjerë. Nga ana tjetër rezulton se qytetarët e kanë fikur zjarrin që e kishte kapluar automjetin ku ndodhej artisti dhe automjetin tjetër.

Mediat turke raportojnë se zjarri ka rënë në të dy automjetet dhe është shuar nga personat përreth.

Është thënë se aksidenti ka ndodhur gjatë rrugës për në restorantin ku këngëtari kishte për të performuar në mbrëmje.

Pasi artisti u lajmërua nga spitali tha “Zoti i bekoftë të gjithë ata që thërrasin dhe pyesin. Unë ju dua”.

Kategoritë
BotaLajme