Avionët F-16 në Ukrainë?- Rusia: Rreziqe kolosale për perëndimin

Shtetet perëndimore do të përballen me rreziqe kolosale nëse furnizojnë Ukrainën me avionët e luftësF-16. Nuk ka vonuar paralajmërimi i Rusisë, pas njoftimit të shteteve të bashkuara se do të lejojnë aleatët të dërgojnë në Ukrainë avionët e avancuar, të prodhuara në Amerikë. Është zv. ministri i Jashtëm Aleksander Grushko, qe citohet të ketë bërë një deklaratë të tillë nga agjencia e lajmeve Tass,  

“Po shohim se vendet perëndimore vazhdojë ti qëndrojnë skenarit të përshkallëzimi. Por kjo do të shoqerohet me rreziqe kolosale për to”, thotë Grushko.

Ai shton se një qasje e tillë do të merret në konsideratë, dhe se Moska i ka të gjitha mjetet për të arritur qëllimet e veta. Biden i njoftoi aleatët e G7 lidhur me vendimin për avionët, gjatë samitit që po mbahet në Hiroshima, siç bëri të ditur, këshilltari për sigurinë, Jake Sullivan.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi si historik vendimin, teksa mbërriti në Japoni për t’iu bashkuar fizikisht samitit të rëndësishëm. Ai tha se paqja ishte tani më e afërt. Zelensky u prit me përqafime nga kryeministri britanik Rishi Sunak, e liderë të tjerë të vendeve më me ndikim.

”Ja dole”, i tha Sunak, i cili e ka takuar Zelenskin edhe gjatë turit të tij europian, javën e kaluar.

Presidenti ukrainas, u takua për herë të parë që prej shpërthimit të luftës, me kryeministrin indian Narendra Modi, që siç tha e kishte siguruar se do të bënte gjithçka për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë. Nga krerët e 7 ekonomive më të mëdha ai mori garancinë se do të mbështesin Ukrainën për sa kohë që të jetë e nevojshme për të përballuar agresionin rus.

Në deklaratën finale ata i bëjnë gjithashtu thirrje Kinës të ushtrojë presion tek Rusia për tërheqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të trupave.

Kategoritë
BotaLajme