Pak orë përpara hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit, avionët ushtarakë izraelitë hodhën fletushka në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, që përmbanin shprehje “tallëse” lidhur me shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet izraelite.
Sipas dëshmitarëve, fletushkat përmbanin imazhe dhe fotografi të shtëpive të shkatërruara nga sulmet izraelite, ku mbi disa prej tyre ishin shkruar fraza si: “Fitorja është afër apo ende jo?” për të theksuar ndikimet e shkatërrimit.
Në një tjetër fletushkë, kishte vizatime të fëmijëve, të moshuarve dhe grave që qanin mbi rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga sulmet izraelite, me një mbishkrim poshtë që lexonte: “Një fitore e re për rezistencën”.
Marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimi i robërve midis Izraelit dhe Hamasit
Sipas Katarit, që shërbeu si ndërmjetës, më 15 janar u arrit një marrëveshje për armëpushim dhe shkëmbim robërish midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Marrëveshja e armëpushimit, që do të hyjë në fuqi më 19 janar dhe do të zbatohet në tre faza, parashikon lirimin e 33 robërve izraelitë gjatë 42 ditëve të para.
Ajo përfshin gjithashtu mundësinë e hyrjes së ndihmave humanitare në mënyrë të gjerë në Gaza, si dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në zonat e tyre.
Detajet e fazës së dytë dhe të tretë do të bëhen të ditura pas përfundimit të fazës së parë.