Raportohet se forcat pushtuese izraelite shënjestruan 5 ndërtesa, ndërkohë humbën jetën disa persona
ë paktën 3 palestinezë humbën jetën si pasojë e bombardimit nga avionët luftarakë izraelitë ndaj kampit të refugjatëve Al-Bureij në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat pushtuese izraelite shënjestruan 5 ndërtesa, përfshirë apartamentet Al-Mughari, Ahlam, Hamad dhe Kuds si dhe shtëpinë ku qëndronte familja Ghanem.
Si pasojë e bombardimit të shtëpisë Ghanem nga avionët luftarakë izraelitë, humbën jetën 3 persona, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin Dëshmorët e Aksasë në Deir Al-Balah.
Avionët luftarakë izraelitë goditën apartamentin Al-Mughari me të paktën një raketë, ndërsa bëhet e ditur se 5 persona që u plagosën në sulmin kundrejt apartamentit Ahlam u dërguan në spitalin Dëshmorët e Aksasë.